Që prej vitit 2009 është pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit ”Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në vitin 2014 ka mbrojtur doktoratën në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “La Sapienza”, Romë. Është diplomuar në vitin 2004 në degën e Biznesit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “La Sapienza”, Romë.
Fushat e kërkimit perfshijnë, por nuk kufizohen, në përcaktimin e rolit, organizimin dhe kontributin e burimeve njerëzore në vlerën shtuar të produkteve dhe shërbimeve.
Në programin Bachelor jep leksione në lëndën “Manaxhimi i Burimeve Njerëzore” dhe në programin Master lëndën “Sjellje Organizative”.
Përpara angazhimit në universitet, ka pasur eksperiencë pune si konsulent biznesi në sektorin automotive si dhe në sektorin e sindikatave në lidhje me të drejtat e punëtorëve.
Gjithashtu bashkëpunon si konsulent me kompani private në fushën e burimeve njerëzore dhe OJF të ndryshme në kuadrin e projekteve biznesi të firmave të vogla ne Shkodër.
Publikimet kryesore:
- Foreign direct investments and the role of governance and institutional quality in Albania - International Journal of Business and Globalisation
- Urban Population Growth and Job Opportunities: The Case of Albania - Naše gospodarstvo / Our economy
- Contracting Institutions, Property Rights and Economic Growth in the Post-90s Albania - European Scientific Journal