• Ankesa

Dr. Emirjeta Bejleri

emirjeta.bejleri@unishk.edu.al

Emirjeta Bejleri është pedagoge në Departamentin e Administrimit të Biznesit, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka përfunduar studimet e larta në degën Administrim Biznesi në vitin 1997, në Fakultetin Ekonomik. Në vitin 2002 ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Illinoisit Jugor (Southern Illinois University Carbondale), SHBA. Në vitin 2009 ka fituar gradën shkencore “Doktor në Shkenca Ekonomike” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në maj të vitit 2026 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”, i dhënë nga Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti i saj akademik përfshin mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e menaxhimit. Është titullare e lëndëve “Hyrje në Shkencën e Menaxhimit”, “Drejtim Operacional” dhe “Drejtim Projektesh”. Ka marrë pjesë në projekte shkencore dhe konferenca, si dhe ka kontribuar me publikime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Publikimet kryesore:

  1. Dragusha, B., Bejleri, E., Ulqinaku, S., & Memaj, G. (2026). The impact of state regulations on foreign direct investment flows in the Western Balkans. Journal of Governance and Regulation, 15(1), 251–258. https://doi.org/10.22495/jgrv15i1art23
  2. Bejleri, E., Memaj, G., Kraja, Y. (2025). Invisible walls: Employment struggles of women with limited education in Albania. International Journal of Sustainable Development and Planning, Vol. 20, No. 5, pp. 2235-2243. https://doi.org/10.18280/ijsdp.200538
  3. Bejleri, E., Memaj, G., & Dragusha, B. (2024). Recycling Behavior Case of Shkodra, Albania. Revista De Gestão Social E Ambiental, 18(1), e04949. https://doi.org/10.24857/rgsa.v18n1-094