• Ankesa

Dr. Elvisa DRISHTI

elvisa.drishti@unishk.edu.al

Dr. Elvisa Drishti është lektore dhe studiuese në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si dhe Drejtuese e Zyrës së Ekselencës. Ajo ka përfunduar doktoraturën në Ekonominë e Tregut të Punës në Universitetin e Birminghamit (MB) dhe është e specializuar në ekonominë e punës, pabarazinë e mundësive, mirëqenien subjektive, tranzicionet arsim–punë dhe punën në platforma digjitale, me fokus në vendet post-komuniste dhe Ballkanin Perëndimor. Dr. Drishti ka botime në revista ndërkombëtare prestigjioze, ka kontribuar në projekte europiane dhe rrjete kërkimore (Eurofound, COST Actions, ESAP) dhe është aktive në këshillimin e politikave publike në fushën e tregut të punës, dialogut social dhe integrimit europian.