Dr. Arjola Halluni (Dergjini) është pedagoge pranë Departamentit të Administrim-Biznesit që nga tetori i vitit 2002. Ajo është diplomuar në Korrik të vitit 2002 pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dega Administrim-Biznes. Në vitin 2006 ka marrë diplomën Master në Administrim-Biznes (MBA) pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Po pranë këtij Fakulteti, në vitin 2011 ka fituar gradën Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën e Menaxhimit. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushën e Menaxhimit të biznesit me fokus Menaxhimin e ndryshimeve. Aktualisht është titullarë e lëndëve Menaxhim, Menaxhim Strategjik, Strategji dhe qeverisje korporatash, Strategji turizmi.
Ajo është zgjedhur anëtare e Këshillit të Fakultetit Ekonomik për periudhën 2008-2012. Ndërsa gjatë periudhës Dhjetor 2013- Maj 2016 ka ushtruar funksionin e Zv/Dekanes së këtij Fakulteti.
Gjatë karrierës së saj akademike ka realizuar gjithashtu trajnime, punë kërkimore si dhe eksperienca mësimdhënëse pranë universiteteve të ndryshme perëndimore si në USA, Spanjë, Itali, Slloveni, Bullgari, etj.
Publikimet kryesore:
- Dergjini, A., Boriçi (Begani) A., Boriçi, A. (2012), “Faktorët që ndikojnë menaxhimin e ndryshimeve në një organizatë: rasti studimor i një banke”, Konferencë Ndërkombëtare “Drejt Zhvillimit të ardhshëm të Qëndrueshëm”, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkoder, Shqipëri.
- Boriçi, A. (Begani), Boriçi, A., Halluni, A., & Muja, J. (2024). Understanding the psychological well-being of expatriates in times of natural crisis: The case of Albania and Montenegro. In 8th International Scientific Conference ITEMA 2024 – Selected Papers (pp. 149–159). https://doi.org/10.31410/ITEMA.S.P.2024.149
- E.Drishti, Y.Kraja, A.Borici, A.Halluni (2025), “Enhancing Social impact in Business Schools: Connecting Resident and Diaspora Scholars”, Journal of Social Impact in Business Research, Vol.1, No 2, pp103-117, doi:10.1108/JSIBR-11-2024-0055.
Projekte të fituara
- Projekti READ, financuar nga AADF (pjesë e grupit të punës të projektit “Zhvillimi i Kurrikulës së programit të studimit Master i Shkencave në Menaxhimin e kujdesit shëndetësor”).