Alba Berberi është pedagoge pranë departamentit Administrim-Biznes, fakulteti Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, që prej vitit 2008. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e menaxhimit dhe titullare në lëndët Komunikim Biznes, Sjellje Organizative, Aftësi Menaxheriale.
Ajo ka përfunduar studimet doktorale pranë fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2017, me fokus në praktikat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Qeverisje Koorporatash në fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Firences, Itali, në vitin 2009 dhe është diplomuar në Financë – Kontabilitet, fakulteti Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në vitin 2004.
Fushat kryesore të ekspertizës së saj përfshijnë menaxhimin, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe lidershipin. Është autore dhe bashkautore e një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare, dhe artikujsh referuar në konferenca ndërkombëtare. Këtu mund të rendisim:
- “Impact of Emotional Intelligence (EI) on leadership effectiveness”, the XV-th International Scientific Conference “Analysis of the Possibility of Exiting the Global Energy Crisis in the Western Balkan Countries “, Prill 2023, Ulqin, Mal i Zi.
- The transfer of HRM practices across countries: case of Albania”, XVII. FIKUSZ 2023 International Conference: SYMPOSIUM FOR YOUNG RESEARCHERS, 30 Novembre 2023, Óbuda University, Budapest, Hungari.
- “Identifying and managing the factors that cause job stress in teachers”, 9th International Europian Conference on Interdisciplinary Scientific Research, January 19-21, 2024, Valencia, Spain.
Ajo ka marrë pjesë në projektin Erasmus+ SMART Innovation Centers for the Development of Innovative and Entrepreneurial Thinking to Facilitate the Development of Sustainable Smart Solutions in the Western Balkans https://smartinnovationcentres.com/.