Workshop "Guida dhe Ide për zhvillimin e Turizmit Gastronomik"

Ky Workshop organizohet nga Departamenti i Turizmit, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës, me ekspert në fushen e turizmit gastronomik dhe studentët e programit të studimit Master Shkencor në “Menaxhim i Turizmit të Qëndrueshëm’. Qëllimi i tij është evedentimi i rolit të aktorëve të zinxhirit të vlerës në turizëm gastronomik në pasurimin e eksperiencë së vizitorëve, i lidhjes së fortë ndërmjet turizmit, rajonit, njërëzve, kulturës dhe trashëgimisë për zhvillim turizmi të qëndrueshëm.

Ky workshop do shërbejë si një platformë ku studentët, stafi akademik i fushës së turizmit dhe profesionistët e sektorit të turizmit gastronomik mund të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke u fokusuar në promovimin e produkteve lokale, inovacioneve në menaxhimin e restoranteve, në mënyrat për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të tyre dhe zhvillimin e strategjive të përshtatshme marketingu për të rritur tërheqjen e turistëve gastronomikë.

Ky aktivitet do të kontribojë në përgatitjen e një brezi të ri të profesionistëve të turizmit gastronomik dhe do të ndihmojë në zhvillimin e këtij turizmi në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Produkt i këtij workshopi do të jetë gjenerimi i guidës së ideve me projektet kërkimore të zhvilluara nga studentët e vitit të parë të programit të studimit Master Shkencor në “Menaxhim i Turizmit të Qëndrueshëm’ të FEUNISHK.

Janë të ftuar të marrin pjesë aktorë të ndryshëm të turizmit dhe grupe interesi.

 

 

Grupi Organizues:

Dr. Romina Dhora
Dr. Arjeta Anamali
Enkeleda Golemi Laçej