• Ankesa

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nënshkruar marrëveshjet si partner në dy programe të përbashkëta doktorale ndërkombëtare, të akredituara nga AQ Austria (2025–2031).

UNISHK është pranuar dhe njohur si partner i rregullt dhe anëtar i asociacionit të të dyja programeve doktorale

Pedagogë të kategorisë Profesor do të angazhohen si udhëheqës shkencorë

Regjistrimet janë të hapura për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të fillojnë studimet në këto programe

Programet doktorale:

International Joint Cross-Border PhD in International Economic Relations & Management

International Cooperative Cross-Border PhD in Educational & Communication Sciences

Më shumë informacion:

LinkedIn: https://www.linkedin.com/.../doctorate-paneuropean-studies/

Instagram: https://www.instagram.com/doctorate_paneuropean_studies/

Një falënderim i veçantë për znj. Edona Bilali, deputete e Qarkut Shkodër dhe ish-studente e diplomuar në këtë program doktoral, e cila bëri të mundur përfshirjen e Universitetit të Shkodrës në këto partneritete shumë të rëndësishme europiane.

#UNISHK #PhD #DoctoratePaneuropeanStudies #ResearchExcellence #Shkodra #Internationalization #UniversitetiLuigjGurakuqi