Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi’’ ju pret!

Zgjedhja e drejtimit të studimit për shkollën e lartë, universitetin, është një vendim kyç për të ardhmen tuaj.

Nëse jeni në kërkim të një universiteti, i cili jo vetëm do t’ju ofrojë një arsim cilësor, por gjithashtu do t’ju japë mundësinë të zbuloni aftësitë tuaja, atëherë Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mund të jetë zgjedhja e duhur për ju.

Mjediset dhe laboratorët me mjete teknologjike, stafi i kualifikuar, programet cilësore dhe shkëmbimet e shumta me universitetet në Rajon dhe Europë janë një garanci për formimin tuaj cilësor dhe bashkëkohor.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” është zgjedhja e duhur për ju që synoni të siguroni një të ardhme të sigurt.

Ne ju mirëpresim!