• Ankesa

Thirrje për studentët për aplikim në komisionet e përhershme

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 36, pika 1, germa i ; Neni 46; Statutin e USH-së, Neni 18 dhe Neni 25, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hap thirrjen për aplikim nga ana e studentëve për anëtar në komisionet e përhershme si më poshtë:

 

1) Komisioni që mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdhëniet me studentët;

2) Komisioni për garantimin e standardeve të cilësisë në USH dhe programeve të studimit;

 

Të interesuarit duhet të vetëkandidohen, duke paraqitur kërkesën e tyre deri me datë 23.06.2025, pranë sekretares së Senatit Akademik në adresën fatbardha.osmanaga@unishk.edu.al