Thirrje për ngritjen e “ Komisionit të përhershëm që mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdheniet me studentët.”

Thirrje për ngritjen e “ Komisionit të përhershëm që mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdheniet me studentët.”

Universiteti i Shkodrës hap thirrjen për ngritjen e “Komisionit të përhershëm që mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdheniet me studentët.”

Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë:

Neni 36, pika 1: Organi më i lartë drejtues akademik është Senati Akademik. Organet e tjera akademike janë asambleja e personelit akademik dhe komisionet e përhershme.

Në bazë të nenit 46 : Komisionet e përshme krijohen në nivel institucional dhe në nivel të njësisë kryesore. Ato përbëhen prej jo më pak se pesë anëtaresh të cilët vetëkandidohen dhe zgjidhen për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, përkatësisht nga Senati Akademik dhe asambleja e personelit akademik të njësisë kryesore midis anëtareve të saj.

Bazuar në Statutin e USH-së, neni 18:

pika 1: Komisionet e përhershme janë organet kolegjiale të USH- së me funksione akademike:

pika 2/c) Komisioni që mbikëqyr mbarevajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdhëniet me student

Sipas statutit tw USH, neni 18, pika 6:

Nw pwrbwrje tw kwtyre komisioneve tw pwrhershme studentwt pwrfaqwsohen tw paktwn me njw anwtar, me pwrjashtim tw Komisionit pwr dhwnien e gradws shkencore “Doktor” dhe Komisionit pwr Promovimin e Personelit Akademik.

Sipas nenit 25,

Komisioni i USH-së ka këto detyra:

a) të kerkojë informacion mbi veprimtarinë akademike nga të gjitha njesitë akademike të USH-së

b) të kërkojë informacion mbi veprimtarinë administrative nga njësitë e administrimit në USH

c) të përcaktojë mjetet dhe mënyrat e vendosjes së marrëdhënieve të USH-së me studentët

d) Komisioni kërkon raporte nga komisionet përkatëse të njësive kryesore dhe raporton në Rektorat dhe në Senatin Akademik të USH-së

e)të krijojë lidhje me shoqatat studentore

Të interesuarit duhet të vetëkandidohen deri ditën e martë dt. 28.02.2023 tek Sekretari i Senatit në adresën fatbardha.osmanaga@unishk.edu.al. Të gjitha propozimet do të prezantohen në sallën e Senatit për miratim.