Ju informojmë se AIDA në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2014-2020 nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, ka shpallur thirrjen për individë të interesuar për t’u bërë pjesë e kurseve të trajnimit profesional për udhërrëfyes turistik kombëtar për një grup prej 5 (pesë) individësh (të rinj të moshës 15-29 vjeç ose gra të papuna), në Bashkinë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe. Kostot e pjesëmarrjes në trajnim do të jenë të mbuluara nga projekti.
Afati i fundit i aplikimeve është data 29 janar 2024.
Për tu njohur me thirrjen, si dhe për shpërndarjen e saj tek të gjithë individët të cilët mund të jenë të interesuar të jenë pjesë e trajnimeve, lutemi klikoni link-un në vijim:
https://www.aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/te-reja-dhe-evente/te-rejat-per-nvm/1696-thirrje