Thirrje per aplikim per studente ne kuader te projektit "Good start-up school" - Programi EU4innovation

Në kuadrin e përpjekjeve të FE-së për të rikthyer traditën e mbështetjes së biznesit me ekspertizë apo për të ngritur një inkubator biznesi pranë fakultetit, Fakulteti Ekonomik i USH-së, po bashkëpunon me Kompaninë Koestinger Consulting & Partners, në kuadrin e projektit "Good start-up school", për nxitjen e gjenerimit te ideve për start-up-e nga ana e studentëve. Faza e parë e projektit është eksperimentuar me studentet e Bachelor të FE-së dhe ka rezultuar e sukseseshme. Por për ta zgjeruar më tej në fazën e dytë po perpiqemi të terheqim edhe studentë nga programet Master por edhe nga fakultete te tjera, në mënyrë që t'u japim mundësi një numri më të gjerë e të diversifikuar studentësh për të gjeneruar ide të reja. Synimi është që të ndërtohen ide interesante dhe të zbatueshme biznesi të cilat mund të sigurojnë financim për vënien e tyre në zbatim. Faza e dytë konsiston në 12 ditë trajnime (6 LAB sessions) e mentorim të ngushtë të studentëve pjesëmarrës bazuar në metodën LEAN që u prezantua shkrutimisht në Hackathone 1 apo në fazën e parë, por tani studentët do hyjnë më shumë ne detaje gjatë 12 ditëve. Ne fund do ketë serish nje pitching session përmes prezantimeve dhe nga tre skuadrat fituese do përzgjidhen max 2 persona nga secfila prej tre skuadrave fituese për te vijuar me vizitën ne Vjene e për të parë nga afër ecosistemin e startups atje dhe suportin nga inkubatorët e akseleratorët.

 

Për secilin LAB janë 4-5 orë angazhim nga studentët. Datat e LAB-eve po jua cilesojë me poshte:

 

Lab 1: 23-24 Janar - Fizikisht

Lab 2: 13-14 Shkurt- Fizikisht

Lab 3: 20-21 Shkurt- Online

Lab 4: 27-28 Shkurt- Online

Lab 5: 12-13 Mars- Fizikisht

Lab 6: 18-19 Mars- Fizikisht

 

Projekti financohet nga programi EU4innovation dhe zbatohet nga kompania Koestinger Tace & partners, në bashkëpunim edhe me Fakultetin Ekonomik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës. Jeni të lutur ta shpërndani linkun më poshtë tek sa më shumë studentë. Afati përfundimtar për regjistrimin e tyre në këtë link, për t'u bërë pjesë e projektit do jetë dt. 21 Janar 2024.

 

https://lnkd.in/dxSNexvd