Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës së Jashtme (UNOOSA) në bashkëpunim me qeverinë japoneze u ofron vendeve në zhvillim bursa studimi për zhvillimin e nanosatelitëve, me qëllim demokratizimin e përdorimit të hapësirës kozmike.
Programi i Bursave për Teknologjinë e Nanosatelitëve (PNST), pjesë e nismës “Access to Space for All”, do të implementohet nga Instituti i Teknologjisë në Kyushu, Japoni, i cili ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit, 3 (tre) bursa për Programin e Studimit Master dhe 3 (tre) për atë të Doktoraturës.
Tarifat e shkollimit do të mbulohen përmes Programit PNST dhe gjithashtu do të ofrohet një pagë për të mbuluar shpenzimet e jetesës.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri më 5 Janar 2024 (e premte, 23:59 JST) përmes aplikimit online në webfaqen zyrtare të UNOOSA (shih webin e shënuar në fund të thirrjes ose kliko këtu). Formulari i plotësuar i aplikimit dhe dokumentet e tjera të kërkuara, përveç formularëve të “Raportit të Arbitrit” (Referee Report), do të dorëzohen në format elektronik (.doc ose .pdf ose.xls) në adresën e internetit që është në e-mailin e konfirmimit që të interesuarit do të marrin pasi të regjistrohen elektronikisht. Nëse nuk arrihen të gjitha plotësimet deri në kohën e afatit, aplikimi nuk do të konsiderohet.
KRITERET PËR TË APLIKUAR:
1. Të jeni shtetas të vendeve në zhvillim ose të kombeve që nuk përdorin hapësirën (vendet pa një aftësi thelbësore të krijuar për të zhvilluar teknologjinë hapësinore/lançuar objekte hapësinore);
2. Të propozoheni sipas kritereve të rregullta të përzgjedhjes nga institucionet e tyre;
3. Lindur më ose pas 2 Prill 1989;
4. Të keni sfondin akademik dhe profesional të kërkuar nga programi specifik i bursave. Kandidatët që kërkojnë një diplomë Master pritet të kenë përfunduar studimet që përfundojnë me një Diplomë Bachelor ose ekuivalente në lëndët e lidhura me inxhinierinë;
5. Kandidatët që kërkojnë një diplomë doktorature pritet të kenë përfunduar studimet që përfundojnë me një Diplomë Master ose ekuivalente në lëndët që lidhen me inxhinierinë;
6. Diplomat në fusha të ndryshme teknologjike mund të merren parasysh nga Komisioni Përzgjedhës;
7. Të interesuarit duhet të jenë në gjendje të përdorin profesionalisht përvojën e fituar në programin e bursave.
Zyra për Çështjet e Hapësirës së Jashtme është e përkushtuar të arrijë ekuilibrin gjinor 50/50 në programin e saj dhe të sigurojë një përfaqësim të balancuar nga këndvështrime të ndryshme. Gratë inkurajohen të aplikojnë.
Për më shumë informacion lutem të vizitoni webfaqet zyrtare të UNOOSA të poshtëshënuara:
https://www.unoosa.org/oosa/en/ourwork/access2space4all/PNST/PNST_Rounds.html