Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë të merrni pjesë në “Kongresin e II-të Ndërkombëtar i profesionistëve të kujdesit shëndetësorë “, që do të mbahet në Prishtinë, organizuar nga Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës (OIK), me 05-06 prill 2024.
Kongresi i II-të Ndërkombëtar i profesionistëve të kujdesit shëndetësorë organizuar nga OIK me moton “Roli, rëndësia dhe sfidat në avancimin e praktikave profesionale të profesionistëve shëndetësorë”.
Ky kongres do të promovojë shkëmbimin dhe do të nxis mendimin kritik, duke iu ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të shkëmbyer ide, përvojat dhe mendimet e tyre me qëllim ngritjen dhe avancimin e profesionit.
Nëpërmjet angazhimit në kongres, ne shpresojmë se një gjuhë dhe mirëkuptim i përbashkët mund të zhvillohet dhe rritet.