Thirrje per aplikim

Bazuar në Ligjin nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe Vendimin Nr. 969, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve e të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, si dhe të mënyrës së organizimit e të funksionimit të tij”, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, kanë hapur “Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë” (http://rinia.gov.al/thirrje-per-anetare-te-keshillit-kombetar-te-rinise/), i cili, ndër të tjera, ka në përbërje 4 (katër) anëtarë përfaqësues të këshillave studentorë nga të gjitha Universitetet e Shqipërisë.

Aplikimet janë ta hapura deri në datë 28 korrik 2023, dhe anëtarët e këshillave studentorë të interesuar mund të aplikojnë duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@rinia.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Sqarojmë se, Këshilli Kombëtar i Rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit Përgjegjës për Rininë dhe ushtron kompetencat e mëposhtme:

a) i paraqet ministrit përgjegjës për rininë politikat prioritare, buxhetin dhe veprimtaritë në fushën e rinisë;

b) propozon drejtimet dh,e programet kryesore për mbështetjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve;

c) jep mendim për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe monitoron zbatimin e saj;

ç) miraton raportin vjetor mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe situatës së të rinjve.

Më poshtë po ju vemë në dispozicion të dhënat mbi platformat tona sociale, ku të rinjtë mund të interesohen për informacione më të thelluara.

Email: info@rinia.gov.al Instagram:@agjencia_kombetare_e_rinise Facebook:Agjencia Kombetare e Rinise AKR Tëitter: @e_rinise