• Ankesa

Thirrje e dytë për BUSH Seria e Shkencave të Edukimit - 2025

Thirrje për botimin e artikujve në revistën shkencore “Buletin Shkencor” të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Seria e Shkencave të Edukimit për vitin 2025

 

Ju njoftojmë se aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për BUSH, Seria e Shkencave të Edukimit, viti 2025, janë të hapura deri me datën 21.11.2025.

 

Artikulli duhet të ketë këtë strukturë:

- Emri Mbiemri i autorit/autorëve;

- Afiliacioni;

- Titulli i artikullit. Një sintezë e problematikës që ai trajton. Tutulli të mos jetë më i gjatë se 35 karaktere;

- Abstrakti nuk duhet të kalojë 250 fjalë. Abstrakti duhet të jetë në gjuhën shqipe, shoqëruar me abstraktin në gjuhën angleze;

- Fjalët kyç (5-6 fjalë);

- Artikulli, në varësi të tematikës që trajton, mund të jetë i organizuar në disa nënçështje. Në fund të artikullit mund të vendoset një nënçështje e veçantë me titull: sugjerime apo përfundime. Titujt e nënçështjet të jenë me “Bold” dhe me shkrim “italik”.

- Artikulli të jetë i shkruar në “Time New Roman”, me “hapësirë 1” dhe i gjithë teksti me “Justify”.

- Gjatë punimit si dhe tek bibliografia do të përdoret stili i referencave APA.

- Shënimet (në formën e footnotes) duhet të bëhen në formë kopjuterike, të jenë të shkruara “Time New Roman” 10, në fund të çdo faqeje.

- Çdo artikull duhet të ketë të evidentuar bibliografinë, e cila vendoset në fund.

- Shkrimet duhet të paraqiten si artikuj jo më shumë se 15 faqe dhe jo më pak se 5 faqe.

- Artikulli duhet të respektojë rregullat drejtshkrimore dhe ato të pikëzimit.

Artikujt duhet të dërgohen në adresen arta.bajrami@unishk.edu.al

 

Afati i fundit i dorëzimit (artikulli i plotë)                              21 nëntor 2025

Njoftimi i pranimit/ mospranimit për botim                          10 dhjetor 2025

 

Çdo autor ka të drejtë të sjellë deri në dy artikuj për botim.

Çdo artikull do të vlerësohet nga dy recensues. Gjuha e botimit të artikullit është gjuha shqipe ose angleze.

 

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore të buletinit, duhet t’i paraqesin pranë redaksisë.

 

REDAKSIA

Kryeredaktor - Prof. dr. Fatmir VADOHEJ
Sekretar shkencor – Prof.as.dr. Visar DIZDARI Anëtarë –Prof. dr. Mimoza PRIKU, Prof. as. dr. Fatbardha OSMANAGA, prof.as.dr. Arjana STRINIQI, prof. as.dr. Dhurata HOXHA, prof.as.dr. Eranda HALLUNI, dr. Besara KADIU

DREJTOR I REVISTËS Prof. dr. Tonin GJURAJ

Korrektore: Arta Bajrami