Thirrja trajnimi per startup

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si pjesë e projektit Erasmus + SUCCESS, organizon një cikël trajnimesh dhe ligjëratash me qëllim “Si te Nisim dhe të Përmirësojmë një Ide Startup”. Pjesëmarrësit në trajnime do të mund të zhvillojnë apo të përmirësojnë idetë e tyre të biznesit.

Në fund të ciklit trajnues, një juri do të beje një vlerësim të brendshëm dhe grupet e punës me idenë e biznesi të vlerësuar si më te mirat do të kenë mundësinë të konkurrojnë në garën rajonale startup si pjesë e projektit SUCCESS, e cila do të do të zhvillohet në Universitetin Ndërkombëtar të Burch në Sarajevë në datat 22 deri me 25 Maj 2023.

Projekti SUCCESS do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në konkursin rajonal dhe pjesëmarrësit ne kete konkurs ndërkombëtar mund të fitojnë edhe çmime,.

Cikli i trajnimeve parashikon zhvillimin e leksioneve në temat e mëposhtme:

· Marketing: Kuptoni tregun e synuar dhe nevojave të klientit. Zhvillimi i një strategjie marketingu për biznesin tuaj

· Financimi dhe Hartimi i Planit të Biznesit

· Kapitali Human: Identifikimi i roleve dhe përgjegjësive kryesore për një grup pune ide Startup

· Detyrimet Ligjore për Regjistrimin e Biznesit

· Shpërndarje, Transport, Logjistikë

 

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë në link:

https://forms.gle/t7c2Ro1aPkwVwvC89