Takimi për Grante për Të Rinjtë Sipërmarrës Bashkëpunimi UNISHK dhe Bashkia Shkodër për Mbështetje të Iniciativave Miqësore ndaj Mjedisit

Në auditorin A3 të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim i organizuar nga Bashkia Shkodër për thirrjen për grante, që synon mbështetjen e të rinjve sipërmarrës dhe promovon një qasje miqësore ndaj mjedisit.

Rektori Gjuraj shprehu mirënjohjen dhe përkushtimin e tij për të sensibilizuar të rinjtë që të jenë pjesë e këtyre granteve, si një shprehje e qartë e bashkëpunimit UNISHK – BASHKI. Ai theksoi se kjo nismë do të jetë frutdhënëse, duke u nisur nga qasja e re e UNISHK, ku studenti është në qendër.