Takim me pedagogë dhe studentë i titulluar ''N'kuvend Për alternativat mjedisore të zhvillimit''

Në mjediset e Auditorit të Fakultetit Ekonomik, ditën e mërkurë më datë 29.03.2023 do të zhvillohet një takim me pedagogë dhe studentë i titulluar N'kuvend Për alternativat mjedisore të zhvillimit. Fokusi kryesor i diskutimeve do të jenë ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre në Rajonin e Veriut, përfshirja e të rinjve në alternativat për parandalimin e tyre dhe mundësitë e qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve mjedisore të lidhura me to. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet interesant.