Shpallet thirrja për mini-grante për studiuesit e rinj nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit

Ju njoftojmë që është hapur një mundësi mini-grantesh nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (IVF) dhe Instituti Universitar Evropian (EUI)  për të kryer kërkime në Arkivin Historik të Bashkimit Evropian (HAEU). Fondi për vitin 2023 konsiston në financimin e 6 studiuesve të cilët mund të jenë studentë aktualë pasuniversitarë (kandidatët për master dhe doktoraturë) ose staf akademik që kanë përfunduar një diplomë master ose doktoratë brenda dhjetë viteve para datës së dorëzimit të aplikimit.
 

Aplikantët e suksesshëm do të përgatisin një botim (tezë, disertacion, libër ose artikull shkencor) në lidhje me integrimin evropian në ndonjë nga disiplinat e shkencave humane dhe shoqërore (p.sh. drejtësi, histori, shkenca politike, ekonomi, sociologji, administratë publike). Më shumë detaje në lidhje me këtë thirrje i gjeni këtu.