Universiteti i Vjenës organizon çdo vit një shkollë verore ndërkombëtare për studentë dhe akademikë nga e gjithë bota në Strobl, në liqenin Wolfgang. “Univie: shkolla verore për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare 2024” këtë vit do të mbahet nga data 13 korrik deri më 10 gusht 2024. Programi katërjavor ofron kurse cilësore të Austrian Arbitration Academy dhe kurse të gjuhës gjermane. Kurset e Studimeve Evropiane mbahen në gjuhën angleze dhe trajtojnë aspektet politike, ekonomike, ligjore, historike dhe kulturore të zhvillimeve të fundit në Evropë dhe në Bashkimin Evropian. Austrian Arbitration Academy merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes gjykatave të arbitrazhit.
Për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor, gama e kurseve në Shkollën Verore është pa dyshim me interes për studentë nga të gjitha fushat e studimit. Me interes të veçantë, megjithatë, për studentët që fokusohen në Evropë ose në një nga fushat e mëposhtme të studimit në studimet e tyre: studime evropiane, shkenca politike, drejtësi (e drejta e arbitrazhit, e drejta ndërkombëtare, e drejta evropiane, e drejta e krahasuar), ekonomi, histori, studime kulturore, marrëdhënie ndërkombëtare, studime ndërdisiplinore dhe gjermanisht.
Studentë nga e gjithë bota e zgjedhin shkollën verore jo vetëm për shkak të reputacionit të saj të jashtëzakonshëm akademik dhe mundësive të shkëlqyera për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe për shkak të vendndodhjes, direkt në brigjet e liqenit Wolfgang në Salzkammergut.
Informacione të mëtejshme dhe detaje gjeni në linkun https://shs.univie.ac.at dhe në broshurën bashkëngjitur. Për këtë qëllim po ju dërgojmë edhe formularin e aplikimit për këtë vit.
Për çdo pyetje jeni të lutur t’u drejtoheni kordinatorëve në sommerhochschule@univie.ac.at.
SHS_SummerSchool_ApplicationForm_2024.pdf SHS_SummerSchool_Brochure_2024.pdf