Rëndësia e informimit profesional mediatik gjatë krizave natyrore dhe shëndetësore

Departamenti i  Letërsisë (sektori i Gazetarisë dhe Komunikimit) me mbështetjen e prof.asoc.dr Valbona Karakaçi dhe prof.asoc.dr. Arben Prendi, organizon ditën e premte, më 27.01.2023 ora 10:00 në sallën "Vehbi Bala" të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", lektoriumin me temë: "Rëndësia e informimit  profesional mediatik gjatë krizave natyrore dhe shëndetësore".  
 

Referojnë: 

Elja Zotka, gazetare në TV Klan e cila ka mbuluar çështjet sociale për disa vite, aktualisht mbulon zhvillimet politike. 

Alma Demiraj, gazetare në  TV Top Channel. Znj Demiraj ka punuar më parë në media të tjera audiovizive dhe ka mbuluar ngjarje të aktualitetit social,shëndetësisë dhe arsimit. 

Ornela Joti, gazetare aktualisht në TV A2 CNN. Znj. Joti ka punuar edhe në kanalet Vizion Plus, Koha, Shijak TV duke mbuluar gjithmonë ngjarje të aktualitetit social, shëndetësisë dhe arsimit.
 

Jeni të mirëpritur!