1. Përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në vendet e treta të cilat nuk janë të perfshira në vendet partnere të BE-së dhe të rritet rëndësia e tij për tregun e punës dhe shoqërinë;
2. Rritjen e ndërkombëtarizimit të IAL-ve në vendet e treta të cilat nuk janë të perfshira në vendet partnere të BE-së nëpërmjet promovimit të programeve të shkëmbimit dhe pjesëmarrja në projekte ndërkombëtare, si dhe përmirësimi i proceseve që përfshijnë sigurimin e cilësisë, menaxhimin, qeverisjen, përfshirjen, inovacionin, përmes një angazhimi më të fortë të studentëve dhe të rinjve në përgjithësi;
3. Ngritjen e ESN Unit (Erasmus Student Network) e cila ka si qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe programeve të lëvizshmërisë, nëpërmjet trajnimit të studentëve dhe stafit gjithashtu;
Lidhur me këtë na nevojiten pyetësorët si më poshtë të cilët do të jenë të hapur deri më 1 nentor 2024. Përmes këtyre pyetësorëve kërkojmë të mbledhim opinionet e stafit dhe studentëve në lidhje me ndërkombëtarizimin, përfshirjen në jetën universitare, pengesat dhe përfitimet e pjesëmarrjes në Erasmus .
Pyetsori për studentët gjendet në linkun më poshtë:
Pyetsori për stafin gjendet në linkun më poshtë:
Rezultatet e këtyre pyetësorëve do të diskutohen në takimin e rradhës që do të zhvillohet në Universitetin e Shkodrës në datat 4 -5 dhjetor 2024, ku do të marrin pjesë të gjithë partnerët e konsorciumit te ESN project.