Në kuadrin e bashkëpunimit me programin Erasmus+ te Bashkimit Europian, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është pjesëmarrës në projektin SUCCESS, një nga qëllimet e të cilit është të hartojë dhe organizojë një program Startup që do t'u mundësojë studentëve, sipërmarrësve të ardhshëm të zhvillojnë idetë e tyre inovative në startup.
Vendet partnere te të Ballkanit Perëndimor të organizuar në një konsorcium të përbërë nga 8 universitete nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, kane caktuar profesorët/lektorët përgjegjës për organizimin e seancave të trajnimit për studentët në universitetet përkatëse. Programet e trajnimit për zhvillimin e startup-eve përfshinin studentë nga fusha të ndryshme si ekonomia, biznesi, inxhinieria mekanike, shkenca kompjuterike, turizmi.
Pas përfundimit të programit të trajnimit, dy ekipet më të mira nga secili universitet u zgjodhën për të marrë pjesë në Konkursin Final të SUCCESS Startup dhe Demo Day që do të mbahet në Sarajevë, nga 22 deri më 25 maj në International Burch University.
Universiteti i Shkodres përfaqësohet nga dy ekipe: njëri ekip me studentet Dea Tole dhe Egesa Molla dhe ekipi tjetër nga studentet Loreta Çermeli dhe Elsa Gjeta.
Universiteti i Shkodres është krenar për pjesëmarrjen në këtë event dhe i uron suksese studenteve tona!