PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIUES

Fulbright Visiting Scholar Program është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT: Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit.

KRITERET PËR APLIKIM

Aplikantët duhet:

  • të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • të kenë gradën Doktor në fushën e tyre të studimit
  • të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
  • të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2 – minimum 82 pikë; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit)
  • të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
  • të kenë rekorde të mira shëndetësore

*** Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të klikojnë në Fulbright Visiting Scholar Program 2024 – 2025 - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov)

 

AFATI I APLIKIMIT: 15 korrik 2023 

Për pyetje të tjera mund të kontaktojne në: CultureandEducationTirana@State.Gov

 

 

Programi Fulbright për Studime Master Fulbright Foreign Student program  është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

 

FUSHAT E STUDIMIT:

I.             Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, -- janë të hapura për të gjitha fushat e studimit

 

II.            Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura për keto fusha

 

  • STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë)
  • Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore)
  • Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër)
  • Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit)
  • Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi)
  • Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore
  • Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme)
  • Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore

 

KRITERET PËR APLIKIM

Aplikantët duhet:

  • të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
  • të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës).
  • të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi udhëheqëse
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2 – minimum 82 pikë; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.)
  • të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
  • të kenë rekorde të mira shëndetësore.

 

*** Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të klikojnë në  Fulbright Student Program 2024-2025 - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov)

AFATI I APLIKIMIT: 15 korrik 2023 

Për pyetje të tjera mund të kontaktojne në: CultureandEducationTirana@State.Gov