• Ankesa

Prezantimi i librit të Alketa Ramaj në Universitetin e Shkodrës

Programi publik i Homeward vijon më 4 tetor 2025, ora 11:00, me prezantimin e librit të artistes Alketa Ramaj, "The Red that Longs to Soften into Rose". Eventi do të zhvillohet në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", ku autorja do të jetë në bashkëbisedim me Tea Çunin.

Libri është konceptuar gjatë fellowship-it pranë Junge Akademie Berlin (2024) dhe eksploron një seri vizatimesh ku trupi, gjestet dhe ndërthurja mes të vetëdijshmes dhe të pavetëdijshmes bëhen pjesë e një procesi krijues. Vizatimi përdoret si metodë shndërrimi dhe transformimi i identiteteve të formësuara.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës Kulturore Gjermane (JKN) dhe realizohet nga Fondacioni Art House, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi".