Platformat digjitale që promovojnë turizmin; Vlerësimi i situatës aktuale.

Universiteti i Shkodrës“Luigj Gurakuqi”,

Departamenti i Romanistikës

financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë,

 në partneritet me Universitetin e Malit të Zi, Fakulteti i Turizmit, Aleancën Franceze

 ka kënaqësinë t’Ju ftojë në seminarin me temë:

 

Platformat digjitale që promovojnë turizmin; Vlerësimi i situatës aktuale.

 

 

22 janar 2025

ora 11.00 – 12.00

Rektorati i Universitetit (salla e Senatit)

 

 

Mediat sociale lejojnë krijimin e një përmbajtje dinamike, ndërveprim të drejtpërdrejtë me audiencën dhe kanë shikueshmëri të gjerë. Përdorimi i tyre për promovimin e turizmit përbën një strategji të fuqishme për destinacionet, bizneset dhe agjencitë për t'u angazhuar me udhëtarët e mundshëm dhe për të promovuar atraksionet turistike, përvojat dhe shërbimet.

Takimi ka për qëllim të stimulojë diskutime, të nxjerrë në pah problematika në dobi të zhvillimit dhe mbarëvajtjes turistike në rajonin tonë. Panelistët e tryezës së rrumbullakët janë njohës të fushës së komunikimit publik, hartues të politikave të komunikimit në nivel pushteti lokal, përdorues të platformave digjitale në nivel institucional dhe sipërmarrje private.

 

Të ftuar:

  1. Prof.as.dr.Valbona Karakaçi, Departamenti i Letërsisë: “Turizmi alternativ – roli transformues i komunikimit digjital”;
  2. Renato Lumçi, Drejtor i Turizmit, Bashkia Shkodër; “Shkodra Smart Tourism”;
  3. Prof.as.dr. Bresena Kopliku, Zyra e Projekteve, Universiteti i Shkodrës “Transformimet digjitale dhe eksperiencat turistike”;
  4. Elton Shpuza, IT Universiteti i Shkodrës, menaxhues i portalit “Xhiro n’Shkodër” (sipërmarrje private), “Online info tour”.

 

 

Moderon

Prof.as.dr. Eliana Laçej

Anëtare e Ekipit të Projektit PLACOD