Aplikimet bëhen për të gjitha kategoritë e kuotave, pranë Sekretarisë së Dekanit të Fakultetit që mbulon programin e studimit deri me datë 04 Tetor 2024.
Kandidati/ja paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
✓ Diplomë dhe listën e notave/suplementin e diplomës të njehsuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve;
✓ Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave të njehsuar me origjinalin;
✓ Formularin e aplikimit sipas formatit të shtojcës nr. 2 (të Udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023); (plotësimi bëhet në prani të pononjësit të sekretarisë)
✓ Deklaratën e shtojcës nr. 1;
✓ Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
✓ 2 fotografi personale (formati për dokumente);
✓ Në regjistrim përfundimtar, dorëzon mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit (2500 lekë pranë Zyrave të Postës Shqiptare)
Për diplomat e fituara jashtë vendit, kandidatët që nuk kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim diplome.