Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për serinë e Buletinit të Shkencave të Edukimit pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2026.
Artikulli duhet të ketë këtë strukturë:
- Në krye të artikullit titulli i cili duhet të jetë sintezë e problematikës që ai trajton, i organizuar në mënyrë të përmbledhur;
Emri mbiemri i autorit/ve;
-Afiliacioni i autorit/ve;
- Çdo artikull duhet të shoqërohet me abstraktin shqip dhe në gjuhën angleze;
- Artikulli, në varësi të tematikës që trajton, mund të jetë i organizuar në disa nënçështje. Në fund të artikullit mund të vendoset një nënçështje e veçantë me titull: sugjerime apo përfundime. Titujt e nënçështjet të jenë me “Bold” dhe me shkrim “italik”;
- Artikulli të jetë i shkruar në “Time New Roman”, me “hapësirë 1” dhe i gjithë teksti me “Justify”;
- Citimet në tekst duhet të bëhen sipas stilit APA;
- Shënimet (në formën e footnotes) duhet të bëhen në formë kopjuterike, të jenë të shkruara “Time New Roman” 10, në fund të çdo faqeje;
- Çdo artikull duhet të ketë të evidentuar bibliografinë sipas stilit APA, e cila vendoset në fund;
- Shkrimet duhet të paraqiten si artikuj jo më shumë se 15 faqe dhe jo më pak se 5 faqe.
- Artikulli duhet të respektojë rregullat drejtshkrimore dhe ato të pikëzimit. Artikujt duhet të dërgohen në adresen: arta.bajrami@unishk.edu.al
Afati i dorëzimit (artikulli i plotë) 30 shtator 2026.
Njoftimi i pranimit/ mospranimit për botim 20 tetor 2026.
Çdo autor ka të drejtë të sjellë jo më shumë se dy artikuj për botim.
Çdo artikull do të vlerësohet nga dy recensues. Gjuha e botimit të artikullit është gjuha shqipe ose angleze.
