Njoftim për botimin e artikujve në revistën shkencore “Buletin Shkencor” të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, seria e shkencave të edukimit për vitin 2024

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për serinë e Buletinit të Shkencave të Edukimit pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti 2024. 

Artikulli duhet të ketë këtë strukturë: 

  • Në krye të artikullit emri i autorit. 

  • Titulli i artikullit të jetë sintezë e problematikës që ai trajton, i organizuar në mënyrë të përmbledhur. Titulli të mos jetë më i gjatë se 35 karaktere. 

  • Artikulli, në varësi të tematikës që trajton, mund të jetë i organizuar në disa nënçështje. Në fund të artikullit mund të vendoset një nënçështje e veçantë me titull: sugjerime apo përfundime. Titujt e nënçështjet të jenë me “Bold” dhe me shkrim “italik”. 

  • Artikulli të jetë i shkruar në “Time New Roman”, me “hapësirë 1” dhe i gjithë teksti me “Justify-ed”. 

  • Citimet (në formën e footnotes) duhet të bëhen në formë kompjuterike, të jenë të shkruara “Time New Roman” 10, në fund të çdo faqeje. 

  • Çdo artikull duhet të shoqërohet me abstraktin në gjuhën angleze. 

  • Çdo artikull duhet të ketë të evidentuar bibliografinë, e cila vendoset në fund. 

  • Shkrimet duhet të paraqiten si artikuj jo më shumë se 15 faqe dhe jo më pak se 5 faqe. 

  • Artikulli duhet të respektojë rregullat drejtshkrimore dhe ato të pikëzimit. 

Artikujt duhet të dërgohen në adresen arta.bajrami@unishk.edu.al 

Afati i dorëzimit (artikulli i plotë) 30 korrik 2024 

Njoftimi i pranimit/ mospranimit për botim 20 shtator 2024 

Çdo autor ka të drejtë të sjellë jo më shumë se dy artikuj për botim. 

Çdo artikull do të vlerësohet nga dy recensues. Gjuha e botimit të artikullit është gjuha shqipe ose angleze.  

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit 2023, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore të buletinit, duhet t’i paraqesin pranë redaksisë. 

 

Redaksia shkencore