• Ankesa

Njoftim i Rëndësishëm për Studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se të gjithë studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër duhet të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit brenda afatit të përcaktuar. Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data 1 mars 2025.

Studentët që nuk do të kenë përmbushur këtë detyrim financiar brenda këtij afati nuk do të lejohen të marrin pjesë në sezonin e riprovimeve të muajit mars.

Ju lutemi, sigurohuni që pagesa të kryhet në kohë për të shmangur çdo problem të mundshëm me hyrjen në provime.

Faleminderit për mirëkuptimin!