• Ankesa

Njoftim i rëndësishëm

Njoftojmë të gjithë studentët e të gjitha cikleve të studimit se tarifat e shkollimit janë publikuar në faqen zyrtare të UNISHK-ut, të ndara sipas fakulteteve dhe sipas programeve të studimit.

Fatura shkarkohet nga faqja zyrtare e UNISHK-ut dhe studenti paraqitet tek Posta Shqiptare për të kryer pagesën sipas shumës së përcaktuar në faturë.

Pasi kryerjes së pagesës pranë Postës Shqiptare studentët e  të gjitha  kurseve duhet të dërgojnë një kopje të mandat - pagesës me e-mail në adresën: financa@unishk.edu.al 

                                Afati i pagesës

Për studentët e rregullt, afati i fundit për kryerjen e pagesës së tarifës së shkollimit është data: 

                                 1 mars 2026.

Studentët përsëritës nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimet e Sezonit të Dimrit nëse nuk kanë shlyer detyrimet financiare për këtë vit akademik.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Më poshtë gjeni dhe tarifat e  ndara sipas fakulteteve dhe sipas programeve të studimit.

Tarifat e studimit

Mandatet për tarifat e studimit mund ti aksesoni edhe në linkun me poshte:

Mandat pagese