Nesër, me datë 14 nëntor 2023 Ora 11.00, në Auditorin A1 (pranë Fakultetit Ekonomik) organizohet takim informimi “Work and Travel Germany 2024”. 

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të Këshillit Studentor të USH-së, Zyrës së Këshillimit në Karrierë dhe Alumnit dhe Kompanisë Victoria Recruitment.

Tashmë ky aktivitet zhvillohet për të dytin vit rradhasi. Pas një përvoje unike që studentët tanë realizuan këtë verë, hapet sërish procedura për aplikim për vitin 2024. 

Një mundësi e jashtëzakonshme për secilin student për tu rritur financiarisht gjatë pushimeve verore, duke zbuluar vende të reja dhe përjetuar eksperiencën e punës në Evrope.