Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja nr. VIII në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" do të zhvillohet një sesion informues në datë 15 Maj ora 10:30 në Auditorin A1 të Fakultetit Ekonomik.
Ju ftojmë të bëheni pjesë për të mësuar mbi programin që ju mundëson të zhvilloni aftësitë tuaja në nivel profesional, akademik dhe personal duke zgjedhur për të zhvilluar praktikën pranë institucioneve shtetërore, Organizatave jo fitim prurëse ose bizneseve.