• Ankesa

LAJMËRIM PËR STUDENTËT E VITEVE TË PARA DHE TË DYTA TË NIVELIT BACHELOR PËR BURSA STUDIMI NË KUADËR TE PROJEKTIT CEEPUS PËR VITIN AKADEMIK 2026 - 2027

Lajmërohen studentet e viteve të para dhe të dyta se në kuadrin e projektit CEEPUS – AMADEUS për vitin akademik  2026-2027 ofrohen këto bursa studimi:

  • 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit dhe Administrim-Biznesit të Vjenës, Austri.

Kriteret e aplikimit :

  1. Mesatarja aktuale e studimeve mbi 8.
  2. Njohje e gjuhës angleze e shoqëruar me dokument.

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen brenda një formati pdf në mënyrë elektronike pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë: erjola.djepaxhija@unishk.edu.al

Informacioni për bursat dhe regjistrimi i aplikimit do të bëhet në adresën http://ceepus.info

Afati i fundit i aplikimit për të vazhduar studimet në semestrin e dytë të vitit akademik 2026 – 2027 është  deri më  10 Nëntor 2026.

Për sqarime të  mëtejshme kontakto Prof.Dr. Arjeta Troshani – kordinatore  e projektit CEEPUS: arjeta.troshani@unishk.edu.al

 

Kordinatore Projekti

Prof.Dr. Arjeta Troshani