Lajmërohen studentet e viteve të para dhe të dyta se në kuadrin e projektit CEEPUS – AMADEUS për vitin akademik 2026-2027 ofrohen këto bursa studimi:
· 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit dhe Administrim-Biznesit të Vjenës, Austri.
Kriteret e aplikimit :
1. Mesatarja aktuale e studimeve mbi 8.
2. Njohje e gjuhës angleze e shoqëruar me dokument.
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen brenda një formati pdf në mënyrë elektronike pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë: erjola.djepaxhija@unishk.edu.al
Informacioni për bursat dhe regjistrimi i aplikimit do të bëhet në adresën ceepus.info
Afati i fundit i aplikimit për të vazhduar studimet në semestrin e dytë të vitit akademik 2026 – 2027 është deri më 18 Maj 2026.
Për sqarime të mëtejshme kontakto Prof.Dr. Arjeta Troshani – kordinatore e projektit CEEPUS: arjeta.troshani@unishk.edu.al
Kordinatore Projekti
Prof.Dr. Arjeta Troshani
