LAJMËRIM PËR STUDENTËT E VITEVE TË PARA DHE TË DYTA TË NIVELIT BACHELOR PËR BURSA STUDIMI NË KUADËR TE PROJEKTIT CEEPUS PËR VITIN AKADEMIK 2024 - 2025

Lajmërohen studentet e viteve të para dhe të dyta se në kuadrin e projektit CEEPUS – AMADEUS për vitin akademik  2024-2025 ofrohen këto bursa studimi:

 

  • 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit dhe Administrim-Biznesit të Vjenës, Austri.
  • 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit të Zagrebit, Kroaci.

 

Kriteret e aplikimit :

  1. Mesatarja aktuale e studimeve mbi 8 –Të dorëzohet lista e notave tek zv.Dekania, Prof.Ardita Boriçi
  2. Njohje e gjuhës angleze e shoqëruar me dokument.

Informacioni për bursat dhe rregjistrimi i aplikimit do të bëhet në adresën http://ceepus.scholarships.at.

Afati i fundit i aplikimit për të vazhduar studimet në semestrin e parë të vitit akademik 2024 – 2025 është  deri më  30 Tetor 2024.

Për sqarime të  mëtejshme kontakto Prof.Dr.Arjeta Troshani – kordinatore  e projektit CEEPUS: arjeta.troshani@unishk.edu.al