LAJMËRIM PËR STUDENTËT E VITEVE TË PARA DHE TË DYTA TË NIVELIT BACHELOR PËR BURSA STUDIMI NË KUADËR TE PROGRAMIT CEEPUS PËR VITIN AKADEMIK 2023 - 2024

Lajmërohen studentet e viteve të para dhe të dyta se në kuadrin e programit CEEPUS – AMADEUS për vitin akademik 2023-2024 ofrohen bursa studimi si më poshtë:

· 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit dhe Administrim-Biznesit të Vjenës, Austri.

· 4 muaj bursë për 1 student në Universitetin e Ekonomiksit të Bratislavës, Sllovaki.

Kriteret e aplikimit :

1. Mesatarja aktuale e studimeve mbi 8.

2. Njohje e gjuhës angleze e shoqëruar me dokument.

Informacioni për bursat dhe rregjistrimi i aplikimit do të bëhet në adresën https://www.ceepus.info/

Afati i fundit i aplikimit për të vazhduar studimet në semestrin e parë të vitit akademik 2023 – 2024 është deri më 14 Qershor 2023.

Aplikimet duhet të dorëzohen tek znj. Erjola Djepaxhija: erjola.djepaxhija@unishk.edu.al