LAJMËRIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI” PËR BURSA STUDIMI NË KUADËR TË PROGRAMIT CEEPUS PËR VITIN AKADEMIK 2023 - 2024

Lajmërohen studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” se në kuadrin e Programit të Shkëmbimit për Studime Universitare të Evropës Qendrore- CEEPUS ofrohen bursa studimi për vitin akademik 2023-2024 në një nga Universitetet hungareze: Universiteti Hungarez i Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës, Universiteti Szeged, Universiteti Debrecen, Universiteti Eötvös Loránd në Budapest dhe Universiteti Miskolc.

Afatet e aplikimit si më poshtë:

• Afati i fundit i aplikimit për semestrin dimëror/të parë: 30 qershor /31 gusht

• Afati i fundit i aplikimit për semestrin veror/të dytë: 31 tetor

Kriteret e aplikimit:

1. Mesatarja aktuale e studimeve mbi 8.

2. Njohje e gjuhës angleze e shoqëruar me dokument.

Fushat e përbashkëta të bashkëpunimit janë si më poshtë:

Ushqimi dhe shëndeti, bujqësia, mjekësia veterinare, shkenca mjedisore dhe e tokës (uji, komponimet bioaktive), shkenca kompjuterike, ekonomia dhe menaxhimi, zhvillimi urban, matematika dhe informatika, inxhinieria dhe prodhimi, sistemet arsimore në Evropën Qendrore, bioetika, kultura evropiane, historia dhe politika, ligji në Evropën Qendrore. Informacioni për bursat dhe rregjistrimi i aplikimit do të bëhet në adresën https://www.ceepus.info/

Pasi të bëni aplikimin online, ju lutem të dorëzoni elektronikisht dokumentet e mësipërm tek Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në adresën: erjola.djepaxhija@unishk.edu.al