Ne kuadrin e projektit PLACOD, "Krijimi i nje platforme digjitale ne gjuhe te huaja per promovimin e territorit", financuar nga AUF, qe po realizohet nga Departamenti Romanistike, diten e enjte, date 10.10.2024 do te mbahet nje tryeze e rrumbullaket me teme "Promovimi i territorit; Shkodra dhe zonat perreth; modele dhe përvoja pozitive", nga ora 11.00 -12.00, ne mjediset e FGJH-se.
Tryeza e rrumbullakët synon të evidentojë vlerësimin dhe promovimin aktual të territorit fokusuar në komunikimin e veçantisë së qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj, përmes zbatimit të strategjive të marketingut territorial. Gjithashtu nga te ftuarit do te sillen edhe pervoja te fushes qe kane rezultuar te sukseshme. Të ftuar ne bashkebisedim jane:
-
Helidon Sokoli, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër;
-
Fiona Mali, arkitekte pranë “Commonsense Studio”, fituese e projektit për rivitalizimin e zonës Zdrale në Shkodër;
-
Dritan Rrustja, Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Shkodrës;
-
Esmeralda Kromidha, Dekane e FGJH-së, Universiteti i Tiranës, hartuese dhe zbatuese e projektit “Vlerësimi i Trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale – mjetet gjuhësore dhe strategjitë e komunikimit”.
Moderon takimin Dr. Lindita Kazazi, Anëtare e Ekipit të Projektit PLACOD.
Mund te ndiqet edhe online ne platformen TEAMS, ne linkun me poshte:
Meeting ID: 357 616 508 481
Passcode: LxArym