Konkurs Ndërkombëtar Startup Idea – Sarajevë 22-25 Maj 2023

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si pjesë e projektit Erasmus + SUCCESS, organizoi një trajnim me teme “Si te Nisim dhe të Përmirësojmë një Ide Startup”. Qellimi i trajnimit ishte nxitja dhe zhvillimi i ideve te bizneseve startup sipas modelit të plan biznesit Lean Canvas.

Studentët e organizuar në grupe pune paraqiten ide të shkëlqyera per startup. Një juri e përbërë nga pedagogë pjesëmarrës në projekt bëri një vlerësim të ideve më të mira nga pikëpamja e impaktit social, strukturimit dhe fizibilitetit. Dy idetë e përzgjedhura me titull “Waste-To-Grow” dhe “UNISHK Student Society” u vlerësuan si më të mirat dhe pjesëtaret e grupeve përkatëse do të kenë mundësinë të marrin pjesë në konkursin rajonal startup si pjesë e projektit SUCCESS, i cili do të do të zhvillohet në Universitetin Ndërkombëtar të Burch në Sarajevë në datat 22 - 25 Maj 2023.

Universiteti i Shkodrës i uron suksese studentëve tanë në këtë aktivitet!