Konferencë Shkencore “Sfidat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” CONFTOUR 2025

Me këtë konferencë të organizuar nga Departamenti i Turizmit, Fakulteti Ekonomik i UNISHK, në bashkëpunim me bizneset e sektorit të Turizmit ne synojmë të nxisim lidhjet midis palëve të interesuara në zhvillimin e një turizmi te qëndrueshëm  në një mjedis të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve, ndërsa zbulojmë zgjidhje inovative dhe praktikat më të mira për menaxhimin efektiv të destinacioneve turistike. Me prezantimet e tyre stafet akademike, doktorantët, studentët e masterave shkencorë në bashkëpunim me aktorët e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm do të  kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve inovative duke iu përgjigjur sfidave të sotme me njohuritë dhe ekspertizën që do sjellin në  formësimin e të ardhmes se turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë.

Kjo konferencë ka mbeshtetjen e projektit READ – AADF dhe vjen në serinë e disa konferenca, workshopeve dhe takimeve që Fakulteti Ekonomik i UNISHK ka organizuar në vite duke u fokusuar këtë rradhë në pjesëmarrjen dhe kontributin e brezit të parë të doktorantëve si pjesë e programit të ciklit të tretë që u hap në Fakultetin Ekonomik në vitin akademik 2022- 2023 në fushën e “Eknomisë dhe Turizmit të Qëndrueshëm”’. 

 

AFATET DHE KONTAKTET

Abstraktet duhet të dorezohen në adresën: conftour2024@unishk.edu.al :  31 Janar 2025

Punimet finale të dorezohen në adresën: conftour2024@unishk.edu.al : Java e fundit e Prillit 2025