Të nderuar kolegë,
Ju përcjellim thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare që do të mbahet në datat 6-7 Nëntor 2025, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti I Shkodrës.
Konferenca është dy-ditore dhe synon të promovojë shkëmbimin e ideve kërkimore dhe praktikave më të mira në fushat e Administrim biznesit, Turizmit dhe financës, përmes prezantimeve, sesioneve të specializuara dhe diskutimeve shkencore.
Fushat tematike përfshijnë (por nuk kufizohen në):
• Zhvillimi ekonomik dhe sfidat e transformimit në epokën dixhitale
• Zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi i qëndrueshëm në epokën e sfidave bashkëkohore”
• Dinamikat e zhvillimit ekonomik dhe qasjet e reja në kërkimin shkencor: sfida dhe mundësi ndërdisiplinore
•Strategjitë për zhvillim ekonomik dhe rajonal
•Menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit dhe trashëgimisë kulturore
•Roli i universiteteve në zhvillimin lokal dhe inovacionin
•Sipërmarrja dhe bizneset e vogla në kontekste lokale
•Inovacioni dhe teknologjia në funksion të menaxhimit
•Politikat e tregut të punës dhe sfidat demografike
•Marketingu dhe sjellja e konsumatorit në epokën digjitale
•Edukimi dhe formimi profesional për zhvillim të qëndrueshëm
•Financat publike dhe menaxhimi i burimeve vendore
•Partneritetet ndërinstitucionale dhe ndërkufitare në zhvillim ekonomik
• Menexhimi i turizmit tё qёndrueshёm
• Planifikimi strategjik i destinacioneve turistike
• Ekonomiksi i Zhvillimit tё qёndrueshёm
• Ruajtja dhe menexhimi i biodiversitetit
• Sistemet e informacionit nё turizëm
• Ekonomiksi i ambjentit nё Turizem
• Menaxhimi i projekteve në turizmin e qëndrueshëm
• Sipërmarrja sociale dhe inovacioni
• Restaurim i qendrave urbane dhe i peisazhit historik
• Rikuperimi dhe rijetëzimi i monumenteve kulturore
• Menaxhimi i pasurisë kulturore
• Menexhimi i kanalit tё shpёrndarjes nё mikpritje
• Diskursi nё turizёm
• Modele të qëndrueshme biznesi
• Menexhmi i qëndrueshëm i turizmit në zonat rurale, bregdetare dhe malore
• Turizmi gastronomik, i errët
• Ndryshimet klimatike
• Transporti për turizëm
• Menexhimi i mbrojtjes dhe sigurisë në destinacionet turistike
• Euroizimi i ekonomisë shqiptare dhe roli i tij në stabilitetin Financiare, • Investimet e huaja direkte dhe roli i politikave fiskale në rritjen e tyre
• Sistemi bankar dhe dixhitalizimi i shërbimeve bankare
• Remitancat dhe roli i tyre në zhvillimin Ekonomik të vendit
• Raportimi financiar dhe roli i dixhitalizimit në rritjen e cilësisë së tij
•Roli i kontabilitetit në raportimin jofinanciar dhe roli i standarteve të qëndrueshmërisë (ISSB)
Afatet e rëndësishme:
· 15 Shtator 2025: Afati i fundit për dorëzimin e punimeve;
· 30 Shtator 2025: Njoftimi i pranimit të punimeve;
· Prezantimet mund të dorëzohen gjithashtu për përfshirje në E-Proceedings Book (me ISBN)
Të gjitha punimet i nënshtrohen një procesi vlerësimi “double-blind”, dhe duhet të dorëzohen në dy versione: një me autorët dhe një pa të dhëna identifikuese për vlerësim anonim.
Ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare për të prezantuar kërkime, ndërtuar bashkëpunime akademike dhe ndjekur zhvillimet më të fundit në fushën e Ekonomisë.