REPUBLIKA E SHQIPËRISË.
Universiteti i Shkodrës "Luigi Gurakuqi". KOMISIONI INSTITUCIONAL I ZGJEDHJEVE
NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E KOMISIONIT INSTITUCIONAL TË ZGJEDHJEVE
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve do të mbajë një mbledhje më 22 qershor 2024, ora 12:00, për të administruar tabelat e rezultateve të të gjitha KZF-ve dhe për të miratuar tabelën përmbledhëse për anëtarët e Senatit Akademik të USH-së.
Rendi i ditës:
1. Verifikimi dhe administrimi i tabelave të rezultateve nga të gjitha KZF-të.
2. Miratimi i tabelës përmbledhëse për anëtarët e Senatit Akademik të USH-së.
3. Çështje të tjera të ndryshme.
Ju lutemi të jeni të pranishëm dhe të përgatitur për të diskutuar dhe vendosur mbi pikat e rendit të ditës.
Fatjon Nurja
Kryetar i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ)