Një fillim i ri, mundësi të reja dhe një rrugëtim plot dije, përvoja e miqësi!
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpret studentët e rinj në Javën e Mirëseardhjes, një mundësi për t’u njohur me universitetin, stafin akademik e administrativ, shërbimet studentore dhe jetën universitare.
Së bashku, ndërtojmë një mjedis ku dija, bashkëpunimi dhe zhvillimi personal e profesional janë në qendër.
Të dashur studentë, ju urojmë një fillim të mbarë dhe një rrugëtim të suksesshëm në universitetin tonë!
Nis sot rrugëtimin tënd! E ardhmja fillon këtu.