Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, shpall thirrjen për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë për trajnime pranë një punëdhënësi (on-job training) dhe të fitojnë aftësi të reja për punë.
Ftohen të gjithë individët e papunë, si dhe të rinjtë (mosha 15-29 vjeç) dhe gratë që jetojnë në Bashkinë Shkodër, Bashkinë e Vaut të Dejës, ose në Bashkinë e Malësisë së Madhe të bëhen pjesë e kësaj thirrje.
Trajnimet e punës (on-job training) do të ofrohen në sektorët hoteleri-turizëm, ICT dhe sektorë të tjerë të ndërlidhur prioritarë për zhvillimin e zonës ndërkufitare Shqipëri- Mal i Zi.
Trajnimet e punës (on-job training) do të zgjasin 3 muaj dhe pas përfundimit me sukses pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata trajnimi për aftësitë e zhvilluara.
Çdo pjesëmarrës do të rimbursohet në vlerën 450.00 € bruto çdo muaj gjatë kohëzgjatjes së trajnimit për të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes.
Lista e dokumentave që duhet të dërgoni janë:
- Formulari i aplikimit (shkarkoni formularin e aplikimit në linkun Formular Aplikimi)
- Dëshmi të arsimit të përfunduar profesional (diplomë) ose çfarëdolloj formimi profesional
- Çertifikatë për paaftësi për të punuar (nëse keni);
Aplikimi dhe dërgimi i dokumentave më sipër do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike info@aida.gov.al.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 03 Korrik 2023, ora 16:30.
Për më shumë informacion mbi aplikimin konsultoni linkun Link ose kontaktoni në adresën e e-mail info@aida.gov.al