• Ankesa

Fushata e takimeve për projektet shkencore në UNISHK

Ka nisur fushata e takimeve mes Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve dhe stafeve akademike të njësive kryesore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në takimin e sotëm, të zhvilluar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, stafi akademik u njoh me:

forma të ndryshme financimi të projekteve,

shembuj projektesh në zbatim në UNISHK,

si dhe ide konkrete për thirrjet që pritet të hapen së shpejti.

Takimet do të vijojnë edhe në fakultetet e tjera të universitetit.