FTESË: WORKSHOP- EKONOMIA BLU: MUNDËSITË DHE SFIDAT NË SHQIPËRI

Në kuadër të Projektit ndërterritorial “SMART ADRIA Blue Growth”, mbështetur nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi, bashkëfinancuar nga fondet e BE-së, zbatuar nga partnerë italianë, malazezë dhe shqiptarë, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (UCCIAL) ju fton të merrni pjesë në WORKSHOP-in: EKONOMIA BLU: MUNDËSITË DHE SFIDAT NË SHQIPËRI. Workshopi do të zhvillohet në një hapësirë kohore 2 ditore. Ky aktivitet ka si synim trajtiminin teorik dhe zbatimin praktik të koncepteve që lidhin zhvillmin e qëndrueshëm me ekonominë blu, duke adresuar veçanërisht sfidat e mundësitë e sektorit. Pjesëmarrja do të mundësojë plotësimin e njohurive me mundësitë më të mira për financimin e biznesit, teknologjinë e informacionit dhe mundësitë e tjera që përdoren në botë për të arritur financimin e qëndrueshëm; konceptet e marketingut digjital; bashkëpunimin me pjesëmarrësit e tjerë për të përforcuar komunikimin në sektor etj.

Kombinimi i pjesëmarrësve, organizatorëve dhe trajnuesve do të kontribuojë në zbatimin e modelit Quadruple Helix, duke siguruar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes anëtarëve të biznesit, akademisë, shoqërisë civile dhe qeverisë.

Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëinfo@uccial.al ose info@em-al.org

Shënim: Në rast konfirmimi pjesëmarrja është e detyrueshme në të dy ditët!

*Gjeni bashkëlidhur Ftesën dhe Programin e aktivitetit. 

Ju mirëpresim,

SMARTADRIA_WORKSHOP.pdf