Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", në cilësinë e partnerit në projektin ENGAGEUROPE, fton studentët, të rinjtë, aktivistët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në trajnimin intensiv online për advokimin "Political CSI: Operation Brussels – How to Profile an MEP in 2 Hours?", i organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Kroaci.
Data: e mërkurë, 7 tetor 2026
Ora: 18:00 – 20:00 (CET)
Platforma: Zoom (lidhja u dërgohet pjesëmarrësve pas regjistrimit)
Pjesëmarrja: falas; regjistrimi është i detyrueshëm
Rreth aktivitetit
Trajnimi është ndërtuar si një lojë strategjike ndërvepruese, e cila e trajton advokimin politik përmes punës praktike në grup. Përpara se t'i drejtohet një vendimmarrësi, çdo nismë advokimi kërkon njohjen e profilit, interesave dhe fushave të tij të veprimtarisë. Pjesëmarrësit do të udhëhiqen nga përvoja e drejtpërdrejtë e një ish-anëtari të ekipit drejtues të një Nisme Qytetare Europiane të njohur.
Pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla ndërkombëtare. Secili grup do të marrë një dosje pune për një anëtar të Parlamentit Europian, do të hulumtojë profilin e tij publik dhe historikun e votimeve dhe do të hartojë një mesazh advokimi të përshtatur.
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit
- Njohuri nga përvoja e drejtpërdrejtë e një ish-anëtari të ekipit drejtues të një Nisme Qytetare Europiane.
- Aftësi praktike në hulumtimin e profileve publike, hartëzimin e pushtetit (power mapping) dhe komunikimin e përmbledhur diplomatik.
- Rrjetëzim me bashkëmoshatarë nga e gjithë Europa.
Organizatorët kërkojnë pjesëmarrje aktive, me kamera të ndezura gjatë gjithë sesionit.
Shënim: Gjuha e ftesës origjinale është qëllimisht lozonjare. Aktiviteti është një ushtrim praktik në advokim, i cili mbështetet vetëm në informacione të disponueshme publikisht dhe zhvillohet brenda kufijve të advokimit të përgjegjshëm dhe etik.
Regjistrimi: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScXz2CVljNzDC50NR-JVkYAwLj5G9QlQirArcJDy9Vb0goyiw/viewform
Më shumë informacion: https://yihr.hr/en/political-csi-operation-brussels-how-to-profile-an-mep-in-2-hours
Projekti "Mobilizing Citizens for the Future of European Democracy through Data-driven Advocacy, Engagement, and Mobility" (ENGAGEUROPE, Projekti Nr. 101253265) drejtohet nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), Shqipëri, dhe zbatohet në partneritet me Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" (Shqipëri), Youropía Cultural Association (Spanjë), Qendrën për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare – CCIS (Shqipëri), Shoqatën e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi – AYDM (Mali i Zi), Qendrën Ballkanike për Politika Konstruktive – SOLUTION (Maqedonia e Veriut), Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kroaci, Forumin Arsimor Rinor – YEF (Maqedonia e Veriut) dhe Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Serbi.
Financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (CERV). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian ose të Agjencisë Ekzekutive Europiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA). As Bashkimi Europian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.