Shkoder, Albania
12 May 2025
Në kuadër të projektit SMART, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e trajnimit të dedikuar për universitetet jo-partnere dhe aktorët e interesuar, i cili do të zhvillohet më datë 12 Maj 2025, në ambientet e SMART Business Hub në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky trajnim synon të prezantojë qasjet dhe rezultatet kryesore të projektit SMART, duke ofruar një platformë shkëmbimi për përvojat më të mira në ndërmarrësinë inovative dhe zhvillimin e qendrave mbështetëse të biznesit në universitetet e rajonit.
Pjesëmarrja juaj do të ishte një vlerë e shtuar për këtë aktivitet dhe një mundësi për bashkëpunime të mëtejshme.
V.O – Trainimi zhvillohet te Fakulteti Ekonomik, Salla 103- SMART Business HUB
Me respekt,
SMART Project – UNISHK Team